Experience
EUROPEAN UNIVERSITY OF TIRANA (UET)
Pedagog per lendet:
Organizata Nderkombetare (Bachelor)
Ceshtje te Strategjise Bashkohore (Master)
Teori dhe modele konflikti (Master)
Negociim diplomatik (Master)
Projects
SFIDA DHE TRENDE NE KURRIKULAT E SIGURISE
Organizimi i programeve mbi sigurinë mbetet angazhimi dhe kontributi aktiv cilësor akademik në çështje të rëndësishme të vendit. Me procesin e sigurisë që po bëhet gjithmonë e më delikat e asimetrik, koncepti mbi sigurinë po ndryshon vazhdimisht. Siguria nuk konsiderohet vetëm përplasje ushtarake, por as diplomaci dhe zhvillim, por një proces gjithëpërfshirës që fokusohet tek njërëzit dhe kërkesat e tyre për siguri, për ekonomi dhe politikë. E rëndësishme është se në çfarë mënyre institucionet shtetërore dhe sociale, në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar punojnë sëbashku për tu afruar me nevojat e popullatës për të zbutur dhe parandaluar kërcënimet për sigurinë.
Afrimi i një auditori për debat, analizë dhe kërkim me nivel profesional, me fleksibilitet kohor, ju adresohet një mase të gjërë kandidatësh, që punojnë ose dëshirojnë të kontribuojnë në fushat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Arsimimi e kualifikimi i ketyre kandidatëve mundëson analizë, ekspertizë, menaxhim dhe lidership në objektin dhe procesin e sigurisë.
Programet e studimeve të sigurisë janë një trend dinamik në universitete, kolegje, akademi ushtarake. Objekti i tyre nuk është i kufizuar vetëm në çështje të mbrojtjes, ashtu siç ishte dhe vetë koncepti i sigurisë deri në vitet ’90. Ky kufizim lidhej edhe më prirjen. që programet akademike për çështjet e sigurisë të zhvilloheshin kryesisht në akademi apo kolegje të mbrojtjes. Tashmë koncepti i sigurisë ka evoluar përtej mbrojtjes së kufijve dhe lidhet me sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, me kriza dhe menaxhim krizash, me lidershipin, diplomacinë me gjeopolitikën, me njohjen e ligjëshmërisë, me mbrojtjen e mjedisit, me sigurinë energjitike, me sigurinë njerëzore, me sigurinë publike etj.
team members
Expertise
- Ceshtje te sigurise
- Ceshtje te strategjise
- Teori dhe modele konflikti